Facebook del në bursë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Facebook del në bursë

Facebook del në bursë

Written By Edi on Saturday, February 4, 2012 | 1:19 PM


Tashmë një kohë të gjatë flitet se këtë vit Facebook më në fund do të dalë në bursë, ndërsa i besohet informacionit që është botuar në gazetën ‘Wall Street Journal’, Zuckerberg dokumentacionin për dalje në bursë, do ta dorëzojë qysh këtë javë.

Tregtia në bursë me këto aksione të kësaj kompanie, pritet diku mes muajit prill dhe qershor, ndërsa kur të paraqitet në bursë, pritet që vlera e saj do të arrijë mbi 100 miliardë dollarë. Duke marrë parasysh se Zuckerberg posedon një të katërtën e Facebook-ut, në ditën e daljes në bursë pasuria e tij do të rritet përreth 25 miliardë dollarë.

Për t’u përgatitur për këtë, Facebook gjatë muajve të ardhshëm ka prezantuar risi të shumta në rrjetin e vet, kështu që Timeline së shpejti do të bëhet një detyrim për të gjithë, janë prezantuar edhe aplikacione të shumta në të cilat do të kënaqen përdoruesit e këtij rrjeti social, ndërsa para daljes në bursë, pritet edhe prezantimi i Timeline për kompani./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger