BlackBerry paralajmëron Office 365 për përdoruesit - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » BlackBerry paralajmëron Office 365 për përdoruesit

BlackBerry paralajmëron Office 365 për përdoruesit

Written By Edi on Saturday, February 4, 2012 | 1:20 PM


Me sa duket drejtori i ri i BlackBerry është person shumë dinamik dhe i përkushtuar që të sjell risi për përdoruesit e telefonave BlackBerry.

Kjo, pasi të mërkurën kompania RIM ka paralajmëruar se do të lansojë shërbimin e ri për biznese, Business Cloud, të cilin ata thonë se e kanë krijuar për të sjell aplikacionet e Microsoft Office 365 tek shfrytëzuesit e BlackBerry. Shërbimi i ri nga BlackBerry është i dizajnuar në mënyrë që tu ofrojë administrim më fleksibil të telefonave të mençur përdoruesve të BlackBerry, të cilët më lehtë do t’i organizonin shërbimet e telefonit të tyre në re (Cloud).

Lista e shërbimeve të reja të cilat do t’i fitojnë përdoruesit e BlackBerry përfshijnë sinkronizimin e lidhjes pa tela me emailin Microsoft Exchange Online email, kalendarin dhe organizuesin e të dhënave drejtpërdrejt nga telefonat BlackBerry./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger