Pesë telefonat më të mirë të mençur nga “Nokia” - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Pesë telefonat më të mirë të mençur nga “Nokia”

Pesë telefonat më të mirë të mençur nga “Nokia”

Written By Edi on Wednesday, January 4, 2012 | 10:35 AM


Në treg sot janë në dispozicion spektri i gjerë i telefonave celularë, kështu që blerësit shpesh ndihen të hutuar, cilin model ta zgjedhin, cili nga modelet është opsioni më i mirë për ta. Në listën që do t’ua ofrojmë do të mund të lexoni përshkrimin e shkurtë të telefonave të mençur të prodhuesit “Nokia”, njëri nga prodhuesit më të mirë të telefonave celularë në botë.
Në këta telefona përdoruesit mund të gjejnë funksione shumë të dobishme, të cilat janë të mbështetura me dizajnin e mirë dhe këta telefona posedojnë edhe sistemin mjaft modern operativ, atë “Symbian”.
Nokia E72
Edhe pse ky telefon i mençur ishte dizajnuar dhe ishte bërë që t’i përmbush nevojat e përdoruesve që merren me biznes, por ky është telefon i shkëlqyeshëm për nevojën e secilit, për shkak të performancave të tij kulminante e që vijnë si pasojë e kombinimit të softuerit të përkryer dhe procesorit shumë të fuqishëm.
Disa nga funksionet e tij përfshijnë tastierën QWERTY, kartelën e memories 4GB MicroSD dhe kamerën prej 5 MP (me rezolucion prej 2592x1944 pikselë, me autofokus dhe me blic). Ky telefon posedon aplikacionin për email, shfletuesin për PDF, mbështetjen për flash, ZIP menaxherin dhe Nokia Mini Map shfletuesin për kërkim në internet.
Bazuar në të gjitha karakteristikat e tij, Nokia E72 është i shkëlqyeshëm për kryerjen e telefonatave dhe kërkim në internet, bateria i zgjatë 12 orë e 30 minuta për bisedë të pandërprerë dhe të gjitha këto me dizajnin e tij shumë elegant, e bënë njërin nga telefonat më të mirë të mençur të “Nokia-s”.
Nokia N8
Nëse më shumë e pëlqeni ekranin e ndjeshëm në prekje (touchscreen) sesa tastierën QWERTY, atëherë telefoni Nokia N8 definitivisht është model për ju. Ky është tentim që “Nokia” të rikthejë disa nga “terrenet e humbura” në fushën e produkteve më moderne dhe përpjekja e parë për telefonin e mençur me ekranin e ndjeshëm në prekje.
Telefoni Nokia N8 përmban dy tastiera virtuale, ekranin shumë rezistent AMOLED me paletën prej 16 milionë ngjyra. Njëra nga karakteristikat më të mira të telefonit N8 është kamera e tij prej 12 megapikselë me optikën “Carl Zeiss” dhe blic (e aftë që të realizojë video incizime në 720 pikselë), e cila u siguron edhe fotografitë më të mira të cilat mund t’i gjeni në ndonjë telefon të mençur.
Së bashku me këtë telefoni Nokia N8 është praktikisht qendër multimediale, sidomos për shkak të 5.1 Dolby Sorround dhe DivX/XviD mbështetjes që e ofron. Mini HDMI porti i tij është edhe një specifikë e shkëlqyeshme për telefon të mirë e cila me siguri që do ta vendos këtë model të “Nokia-s” në mesin e telefonave më të mirë të të gjitha kohëve me ekran të ndjeshëm në prekje.
Nokia E5
Modeli E5 është edhe një model për përdoruesit që merren me biznes. Posedon procesorin prej 600 MHz, 250 MB memorie të brendshme (me mundësinë e zgjerimit deri në 32 GB microSD memorie) dhe me kamerën mesatare prej 5 MP me fiks fokusin dhe me blic.
Përfshirja e “QuickOffice Premiumsuite” është e kuptueshme për telefon të biznesit dhe me këtë opsion keni mundësinë të krijoni, përmirësoni dhe shikoni të gjitha llojet e dokumenteve dhe prezantimet. Me tastierën QWERTY, me rezolucioni mesatar të ekranit prej 320x240 pikselë dhe me dëgjim dhe shikim të shkëlqyeshëm të të dhënave multimediale, Nokia E5 është zgjidhje e mirë për njerëzit që merren me biznes.
Nokia E63
Ky telefon i mençur u ofron funksione relativisht të mira me një çmim jo fort të shtrenjtë, pra për xhepin e shumicës, dhe është alternativë e mirë për fillestarët. Nokia E63 posedon ekranin me rezolucion 320x240 pikselë dhe tastierën QWERTY me tastet më të vogla sesa ata të zakonshmit.
Posedon kamerën prej 2 MP me blic, lidhjen 3G dhe Wi-Fi. Nuk përfshin GPS, kabllon për transferimin e të dhënave dhe kartelën microSD. Ky telefon i mençur ka aplikacione të shkëlqyeshme për punë, aplikacionet për porosi dhe ueb aplikacionet.
Nokia 5233
Edhe një alternativë e shkëlqyeshme për ata që nuk dëshirojnë të harxhojnë shumë para për një telefon të mençur. Ky telefon nuk i posedon disa nga karakteristikat e shkëlqyeshme që i posedojnë smartphone-t tjerë, nuk e ka mbështetjen për Wi-Fi apo 3G, e ka kamerën prej 2MP pa blic dhe GPS pranuesin.
Arsyeja se pse ky është në këtë listë është për shkak të specifikës së tij shumë të mirë të dëgjimit multimedial dhe ndërfaqes së tij fenomenale të përdorimit, e cila shkëlqyeshëm përgjigjet në prekjen e përdoruesit, sikur edhe për shkak të cilësisë shumë të mirë të thirrjes. Nëse posedoni buxhetin e kufizuar dhe dëshironi të keni telefon të mençur atëherë Nokia 5233 është zgjidhje e vërtetë për ju.
Sikur që e shihni ekzistojnë modele të telefonave për të gjitha përdoruesit dhe secili është i dizajnuar që të përmbush nevojat specifike. Nëse në mesin e këtyre telefonave nuk e keni gjetur modelin e telefonit i cili u përgjigjet nga prodhuesi “Nokia”, atëherë kërkoni në ueb faqen e “Nokia-s” dhe mund të shihni se cili telefon në mesin e shumë modeleve që i ofron ky prodhues i përmbush më së miri nevojat tuaja./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger