Reggie Fils-Aime, president i divizionit amerikan për Nintendo ka deklaruar se video-lojërat e tyre si Super Mario, nuk do të vendosen në Facebook, por do të jenë të mundura vetëm në pajisjet e tyre.
“Ne bëjmë video-lojëra për pajisjet Nintendo dhe kjo është përparësia jonë në krahasim me kompanitë tjera”, është shprehur ai.
Kështu, të gjithë ata që duan të luajnë lojëra të Nintedo-s, duhet të blejnë konsolën e tyre, sepse ato nuk do të paraqiten në konsolat e kompanive të tjera, në platforma mobile si iOS dhe as në rrjetin më të popullarizuar social në botë./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !