Një iPhone 4 “për ata që s’i kanë kushtet” - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Një iPhone 4 “për ata që s’i kanë kushtet”

Një iPhone 4 “për ata që s’i kanë kushtet”

Written By Edi on Monday, October 3, 2011 | 11:33 AM


Portali Gizmodo.com.br, përmes disa fotografive të publikuara në sajt, pretendon se kompania gjigante Apple, është në përgatitje të një modeli të ri të iPhone 4, të quajtur iPhone 4S. Me sa duket, ky model i iPhone do të prezantohet para publikut më datën 4 të këtij muaji, kur edhe është paralajmëruar prezantimi i iPhone5.
Sipas Gizmodo, këto foto kanë rrjedhur pikërisht nga fabrika “Foxconn” në Brazil.
Ky model i iPhone, duket krejtësisht i njëjtë nga pamja e jashtme me atë të iPhone4. Nëse i shohim këto foto, mund të thuhet se asgjë e re nuk qenka, mirëpo, kur shihet me kujdes forma e kontrollit të cilësisë në “Foxconn Brazil”, mund të vërehet se numri i modelit të këtij iPhone-i është N90A. Ndërkaq, edhe më parë është përfolur se ky model përfaqëson një version më të lirë të iPhone4.
Është kjo një mundësi e mirë për ju dëshironi të keni një iPhone 4, por që “nuk i keni kushtet”. Ndërkaq, për funksionet dhe specifikat e këtij telefoni, na mbetet të presim deri në ditën e martë, kur shpresojmë që, gjatë prezantimit të kompanisë Apple të iPhone 5, të jetë edhe iPhone 4S./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger