Amazon Kindle Fire – tablet 7-inçësh kolor për 200 dollarë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Amazon Kindle Fire – tablet 7-inçësh kolor për 200 dollarë

Amazon Kindle Fire – tablet 7-inçësh kolor për 200 dollarë

Written By Edi on Monday, October 3, 2011 | 12:42 AM

Jeff Bezos sapo ka prezantuar Amazon Kindle Fire – futjen e shumëpritur të Amazonit në fushën e tabletëve dhe të parin aparat kolor të kësaj kompanie. Fire ka IPS panel 7-inçësh me Gorilla Glass shtresën mbrojtëse, procesor dual-core dhe WiFi, por nuk ka kamerë dhe mikrofon. Karakteristika më e rëndësishme është çmimi prej vetëm 200 dollarësh, që mund të jetë edhe vendimtare në zhvillimin e tregut të tabletëve. Pse, do të thoshit ju? Sepse Amazon është ndoshta e vetmja kompani që mund t’i konkurrojë Apple për nga sasia e përmbajtjeve të disponueshme në shitoren e vet online, si librat, magazinat, etj., ndërsa është duke përgatitur edhe lansimin e video shërbimit. Përmbajtjet dhe aplikacionet janë bërë kyç për vlerësimin e këtyre pajisjeve. Fire mundet t’i qaset edhe Android AppStore.

Fire do të jetë në disponim prej 15 nëntorit, mu në kohë për ethet e blerjeve për festat e fundvitit. Përveç Fire, janë prezantuar edhe Kindle Touch e-Ink me touch ekran me çmim prej 100 dollarësh dhe Kindle “i thjeshtë” i ri me çmim super të volitshëm prej 80 dollarësh.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger