Microsoft Security Essentials gabimisht largon Chrome-in - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Microsoft Security Essentials gabimisht largon Chrome-in

Microsoft Security Essentials gabimisht largon Chrome-in

Written By Edi on Monday, October 3, 2011 | 12:31 AM

image
Vegla kundër maluerëve e Microsoft Security Essentials gabimisht e ka identifikuar shfletuesin Google Chrome si një vjedhës i fjalëkalimeve dhe tashmë e ka larguar shfletuesin nga kompjuterët e shumë përdoruesve, por tani është bërë një arnim që më të mos ndodhë ky identifikim.

Në një email të dërguar tek Wired, një zëdhënës nga Microsoft ka thënë gjatë të premtes, Chrome ishte identifikuar si anëtar i familjes Zeus të maluerëve (të njohur ndryshe si “PWS:Win32:Zbot”). Si rezultat i kësaj, Security Essentials është duke e bllokuar shfletuesin e Google dhe, në disa raste, edhe duke e larguar atë nga kompjuterët. Por, më 30 shtator, Microsoft lëshoi një përditësim që e përmirëson gabimin. Ndërmarrja kërkon nga përdoruesit e Microsoft Security Essentials që ta përditësojnë këtë softuer dhe iu kërkon falje për ndonjë për ndonjë shqetësim.
Google nuk pranoi që të komentoi për këtë gjatë mëngjesit të së premtes, por një zëdhënës nga ndërmarrja ka treguar për një postim në blog ku ndërmarrja thotë që gjatë 24 orëve të ardhshme do të lëshoi një përditësim që automatikisht do të përmirësojë shfletuesin Chrome për ata që janë të prekur nga pozitivitetit i pavërtetë nga Microsoft.
“Nëse nuk jeni në gjendje që ta lëshoni Chrome-in ose të hapni faqe të reja në ueb, atëherë ju mund të jeni të prekur” thuhet në postimin e Google.
Ndërmarrja gjithashtu ofron udhëzime të hollësishme në atë se si të përmirësohen problemet pa përditësimet. Përdoruesit e Chrome filluan që të ankohen në forumet e Google për ndihmë. “Unë kam qenë duke përdorur Chrome në PC-në e zyrës time për gjatë një viti. Këtë mëngjes [30 shtator], pasi fillova PC-në, një dritare e sigurisë në Windows u hap dhe tha që unë kisha një Problem me Siguri që duhej të largohej” shkruhet në ankesën e parë. “Unë klikova në butonin për largim dhe rifillova PC-në tim. Tani unë nuk e kam Chrome.”/pcworldalbanian/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger