Microsoft do të fitojë 444 milionë dollarë nga Androidi - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Microsoft do të fitojë 444 milionë dollarë nga Androidi

Microsoft do të fitojë 444 milionë dollarë nga Androidi

Written By Edi on Tuesday, October 4, 2011 | 2:35 PM

Analistët e Goldman Sachs kanë vlerësuar që Microsofti në vitin e ardhshëm financiar në bazë të të drejtave për patentet e shfrytëzuar në aparatet Android do të fitojë madje 444 milionë dollarë! Ata konsiderojnë që Microsofti do të marrë mes tre dhe gjashtë dollarë për çdo Android pajisje të shitur, dhe krejt kjo falë kontratave apo marrëveshjeve për shfrytëzimin e patenteve me prodhuesit e telefonave të avancuar dhe tabletave.
Samsungu kohë më parë nënshkroi marrëveshjen për shfrytëzimin e patenteve, ndërsa ngjashëm ka vepruar edhe HTC madje që në prill të vitit 2010.
Microsofti tani do të fokusohet tek Motorola, e cila së shpejti do të mund të bëhet pronë e Google. Nga Redmond arrin komenti që në Goldman Sachs kanë shfrytëzuar njëfarë matematike të tyren, dhe që Microsofti nuk do të komentojë shifrat që i ka publikuar kjo shtëpi analitike – por shton që me siguri e kanë mbivlerësuar fitimin që do ta realizojë Microsofti nga Androidi./Fan/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger