Google lanson “Helicopter View” për Google Maps - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google lanson “Helicopter View” për Google Maps

Google lanson “Helicopter View” për Google Maps

Written By Edi on Tuesday, October 4, 2011 | 2:31 PM


Gjersa marrja e drejtimeve nga Google Maps ka qenë gjithnjë një mënyrë e dobishme për të gjetur drejtimin e duhur drejt një lokacioni të ri, gjiganti kërkues ka vendosur të shtoj një veçori të re që kësaj radhe ka të bëjë me ofrimin e një pamjeje 3D dimensionale të asaj rruge.
Më herët gjatë kësaj jave, Google ka shtuar një buton në Google Maps që mundëson një pamje “3D Birdseye” të rrugës së përzgjedhur nga përdoruesi. Për të shfrytëzuar veçorinë e re, thjeshtë zgjidhni një pikë fillestare dhe një pikë përfundimtare, dhe më pas kur të shtrohet rruga dhe bëhet kalkulimi, ju do të shihni një 3D buton afër tekstit “Driving Directions”. Pasi ta shtypni atë, harta do të kalojë në Google Earth dhe do të fillojë navigimin përmes rrugës së re. Koncepti është i ngjashëm me atë që mund të bëhet në DIsneyland California Adventure, ku mundësohet që njerëzit të hypin në ajrë dhe të kenë një simulim të një fluturimi mbi disa vende të bukura në Kaliforni.
3D simulimi i rrugës mund të pauzohet në çfarëdo kohe dhe përdoruesit mund të rrotullojnë hartën për të zbuluar territor të ndryshëm përreth zonës. Pasi të kthehen në fluturimin e simuluar, përdoruesit mund të shikojnë secilin hap të udhëtimit brenda drejtimeve në anën e majtë të ekranit. Përdoruesit gjithashtu mund të kërcejnë në seksione tjera të rrugëtimit duke klikuar në një seksion specifik brenda drejtimeve.
Përdoruesit gjithashtu mund të kthehen në 2D në çfarëdo kohe. Përveç animimit 3D, përdoruesit gjithashtu mund të stopojnë gjatë simulacionit për të klikuar në fotografi dhe informacione që shfaqen në zonën rrethuese.
Kjo veçori e re është duke debutuar gradualisht në regjione të ndryshme të botës dhe nuk është ende funksionale për të gjithë përdoruesit./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger