Nëse keni shumë llogari në Windows dhe jeni duke pasur një hapësirë të vogël të lirë, ju lehtësisht mund t’i fshini gjërat që ndodhen në shportën për riciklim për të gjithë përdoruesit me vetëm një urdhër, duke supozuar që i keni të drejtat e administratorit.
Blogu i teknologjisë Cybernet News i ka treguar këta urdhëra për t’i zbrazur shportat e riciklimit të të gjithë përdoruesve në kompjuter.
Ajo se çfarë duhet të bëni është që të shkoni në Start, pastaj, nëse jeni duke përdorur Windows 7, shkruani cmd dhe në rezultatin e paraqitur klikoni me të djathtën e miut dhe klikoni Run as administrator. Klikoni Yes dhe në dritaren e posahapur shkruani:
rd/ c:\$Recycle.Bin
dhe shtypni Enter në tastierë.
Nëse jeni duke përdorur Windows XP, Vista, ose Server 2003, shtypni në Start, pastaj në Run, shkruani cmd dhe shtypni OK. Në dritaren e posahapur shkruani:
rd/s c:\recycler
Natyrisht, nëse disku juaj nuk është i titulluar si c:\, atëherë ju duhet ta përdorni shkronjën përkatëse të diskut në të cilin e keni instaluar Windowsin./pcworldalbanian/kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !