IBM tejkalon Microsoft - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » IBM tejkalon Microsoft

IBM tejkalon Microsoft

Written By Edi on Saturday, October 1, 2011 | 10:01 AM


International Business Machines, ose i njohur si IBM, tejkaloi gjigantin teknologjik Microsoft me vlerën e tregut për herë të parë nga 1996. Me këtë IBM u bë kompania e dytë tekologjike më e vlefshme në botë, menjëherë pas Apple.
Vlera e IBM mometalisht vlersohet në 214 miliardë dollar, kurse Microsoft vetëm me një miliardë pas IBM me 213 miliardë dollarë. Vlerën më të madhe Microsoft e kishte në vitin 1999 kur vlente 600 miliardë dollarë, prej atëherë ky numër gradualisht pëson rënie. Në vitin e kaluar aksionet e IBM janë rritur për 34%, ndërkohë që aksionet e Microsoft janë rritur vetëm 3.4 për qind.
IBM, një kompani e cila në qershor mbushi 100 vjet, vetëm para gjasht viteve shiti biznesin me kompjuterët personal dhe u përqëndrua në softuerin dhe shërbimet korporative. Vitin e kaluar 44 për qind e të ardhurave të kompanisë IBM janë si rezultat i softuerit korporativ, ose me numra 20.78 miliardë dollarë. Microsoft humb nga vlera sepse nuk e ka dominimin e njejtë në tregun për paisje mobile dhe internet shfletuesit siç e ka atë tek kompjuterët personal.
Vitin e kaluar Microsoft ishte tejkaluar nga Apple, kompani kjo, që kap vlerën prej 362 miliardë dollarë në treg, dhe e gjithë kjo falë telefonit të zgjuar iPhone, si dhe tabletit iPad./itshqip/kekompjuter


Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger