Google ka hapur dyqanin e saj të parë në qytetin e Londrës “Chrome Zone” i cili u ofron konsumatorëve mundësinë të shohin në mënyrë direkte demonstrime të laptopëve Chromebook, të cilët kanë qenë të gatshëm për tu blerë vetëm online.
Duke shikuar sesi Apple ka bërë suksese të mëdha përmes dyqaneve të shitjes, duket se Google tani dëshiron një pjesë të këtij aksioni. Gjiganti i internetit ka marrë përsipër një hapësirë të madhe në qendër të Londrës për të vendosur dyqanin e saj edhe pse do të jetë aty vetëm deri për festat e fundvitit.
Chrome Zone është hapur për biznes të premten brenda dyqanit të PCWorld në Tottenham dhe sipas një raporti “aty shiten vetëm Google Chromebook dhe disa shtesa tjera si kufje”. Edhe pse hapja e dyqanit është bërë me pak bujë, sigurisht mediet nuk e anashkaluan për faktin se është një prej projekteve të para të këtij lloji të Google.
Arvind Desikan, udhëheqës i Google UK ka thënë për Standard se kjo është diçka e re për Google dhe do të vëzhgohet nga afër si do të rrjedh suksesi i këtij pilot projekti. Desikan ka thënë se Chrome Zone do t’iu ofrojë konsumatorëve mundësinë të provojnë një Chromebook dhe të ndihmojnë njërin tjetrin për të kuptuar se çfarë ka brenda këtyre pajisjeve. /pcworldalbanian/kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !