Dell paralajmëron telefon të avancuar Streak Pro - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Dell paralajmëron telefon të avancuar Streak Pro

Dell paralajmëron telefon të avancuar Streak Pro

Written By Edi on Wednesday, October 5, 2011 | 10:55 PM

 
Dell ka vendosur që të kyçet në luftë kundër telefonave të avancuar më të mirë në treg me modelin Streak Pro 101DL, të cilin e karakterizon ekrani Super AMOLED 4,3” me rezolucion 540x960 pixelë, procesori dybërthamësh me 1,5 GHz dhe kamera me 8 megapixelë.

Karakteristikat tjera përfshijnë përkrahjen për kartelat microSDHC, Internet pa tela, peshon 140 gramë (nëse i intereson dikujt) dhe faktin që krejt këto do të punojnë me ndihmën e sistemit operativ Android 2.3 Gingerbread.

Së pari do të paraqitet në tregun japonez në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa për vendet tjera me siguri që do të zgjerohet më vonë.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger