Ç’na doli kjo tani? Një alergji akute Wi-FI është duke i shqetësuar pesë për qind të amerikanëve? EHS, ose Hiperndjeshmëria Elektromagnetike (Electromagnetic Hypersensitivity) është një gjendje e definuar nga dhimbja e kokës, spazma e muskujve, lëkura që djeg dhe dhimbja kronike.
Shkaku: ekspozimi i tepërt ndaj telefonave mobilë, internetit pa tela (wireless) dhe pirgjet e satelitëve dhe telefonisë celulare që i pompojnë vazhdimisht ata.
Një person që vuan nga kjo, Diane Schou, ka përshkruar në këtë mënyrë simptomat e saj në BBC: “Fytyra ime bëhet e kuqe, kam dhimbje koke, pamja ime ndryshon dhe më dhemb kur mendoj për këtë. Herën e fundit kur kam qenë e ekspozuar kam filluar të kem dhimbje në gjoks – dhe për mua kjo është bërë kërcënuese për jetën”.
Për ta lehtësuar atë bashkëshorti i saj ka ndërtuar një kafaz druri në formë rrjeti, rezistues ndaj radiovalëve, për të fjetur. Kur kjo nuk ka funksionuar ajo është shpërngulur nga shtëpia në fermë në Iowa, në Green Bank, West Virgina me vetëm 113 banorë.
Rrjetet pa tela (Wi-Fi) për 13.000 kilometra katrorë rreth qytetit janë jashtë përdorimit. “The Radio Quiet Zone” (Zona e Qetë nga Radio) në fillim është dizajnuar për hulumtime shkencore, por është duke u bërë strehë për refugjatët e EHS-së.
Por, a ka të bëjë kjo me të vërtetë me radiovalët apo me frekuencat elektromagnetike? Mund të jetë. BBC-ja thekson një studim në “International Journal of Neuroscience” që mbështet pohimet për EHS-në. Ne tashmë e dimë për djegiet e laptopëve dhe bateritë eksploduese. Dhe ka shumë dëshmi që telefonat celularë nuk janë duke i bërë ndonjë favor trurit tonë. Kështu që vetëm duhet të vendosim helmetën mbrojtëse nga pleksiglasi në kokë dhe ta varim iPhonein në ventilatorin e tavanit dhe do të jemi në rregull? Mrekulli!
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka një qëndrim tjetër: “EHS-ja nuk ka kriter të qartë diagnostik dhe nuk ka bazë shkencore për të lidhur simptomat e EHS-së me ekspozimin ndaj EMF (fushës elektromagnetike). Për më shumë, EHS-ja nuk është diagnozë mjekësore, dhe nuk është e qartë që përfaqëson ndonjë problem të caktuar mjekësor”.
Ja çka është e qartë: Virgjinia Perëndimore është kufiri i fundit. Nëse jeni duke tentuar t’i ikni së ardhmes me të gjitha rreziqet e saj potenciale, shkoni aty. Mbijetësoristët i konsiderojnë malet Appalachian si zonë të sigurtë të vitit 2012 në ngjarjen e zhvendosjes polare, dhe gradualisht është duke u bërë vendi i përzgjedhur për komunitetet bunkerore post-apokaliptike.
Por nuk mund të ikni përgjithmonë- të paktën nëse mendoni që keni EHS. Antenat e telefonisë mobile kanë filluar të shkojnë afër rajoneve me Wi-Fi gratis, çka do të thotë që Schou me të tjerët duhet vetëm t’i drejtohen kompanisë farmaceutike Eli Lilly për një kurë të pashmangshme me pilula, dhe efektet anësore të pashmangshme të saj.
Si shënim shtesë: Filmi i përkryer parashikues i vitit 1995 “Safe” me Julianne Moore ka paraqitur një gjendje të ngjashme dhe një pyetje të ngjashme: A na sëmur mënyra se si jetojmë sot apo vetëm na bën më shumë të prirë për të besuar që jemi të sëmurë?
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !