Google+ për të gjithë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google+ për të gjithë

Google+ për të gjithë

Written By Edi on Sunday, September 25, 2011 | 11:35 AM


Pas gati tre muaj testimi, Google+ është në dispozicion të të gjithëve. Deri tani qasje kanë pasur vetëm të përzgjedhurit, të cilët me sistemin e ftesës, kanë mundur t’u mundësojnë edhe të tjerëve që të provojnë këtë shërbim.
Shumë shpejtë Google+ ka arritur shifrën e 10 milionë përdoruesve dhe është lavdëruar nga të gjitha anët për shkak të mundësive të tij të reja. Pas një kohe të shkurtër, euforia ka shpërthyer dhe numri i anëtarëve po rritet.
Supozohet se numri momental i përdoruesve të Google +, sillet rreth 25 milionë. Por zyrtarët e këtij shërbimi thonë se projekti nuk ka përfunduar, por kanë hequr dorë nga testimi i versionit Beta.
Po ashtu, është paralajmëruar edhe mundësia e re e video-shoqërimit edhe në telefonat mobilë, i cili deri tani ka qenë i mundur vetëm për versionin për PC.
Për videobisedë nevojitet të keni telefon të mençur me kamerë të integruar dhe sistem operues Android, ndërsa mbështetja për iOS, do të arrijë së shpejti. Përveç kësaj, në Google + tani është integruar edhe shfletuesi i Google-s, me të cilin është mundësuar kërkimi direkt i përmbajtjes nga uebi dhe atij të karakterit social./Zeri/Kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger