Ëmbëlsia e vjeshtës nga Canon - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Ëmbëlsia e vjeshtës nga Canon

Ëmbëlsia e vjeshtës nga Canon

Written By Edi on Sunday, September 25, 2011 | 11:33 AM


PowerShot S100 tash për tash është modelo më i përparuar i fotoaparatit nga seria PowerShot S. I pajisur me objektivin e ri të Canon-it me hapje maksimale të blendit f/2.0 dhe sistemin e përmirësuar HS System, i cili paraqet lidhjen e sensorit të kualitetit të lartë prej 12.1 megapiksel dhe arritjen më të re të teknologjisë së Canon-it për përpunimin e fotografive, procesorit DIGIC 5.
Powershot S100 është i pajisur me objektivin 24 milimetrik me kënd të gjerë dhe me Zoom optik pesëfish por edhe me stabilizuesin e fotove, çka rezulton në sigurimin e fotove më të pastra dhe më të theksuara si dhe të video-regjistrimeve.
Kjo pajisje gjithashtu është e pajisur me marrësin GPS, çka mundëson Geotag-ing automatik të fotove. S100 ka kornizë me trashësi vetëm 26.7 milimetra, ndërsa vjen me ngjyrë të zezë mat dhe atë të titanit. Çmimi zyrtar i këtij fotoaparati të mrekullueshëm, ende nuk dihet./zeri/Kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger