Bashkëpunimi i “Facebook-ut” dhe “Twitter-it” do t’u mundësojë përdoruesve që në të njëjtën kohë të azhurnojnë statuset e tyre edhe në “Facebook” dhe në “Twitter”, që sigurisht që do të sjellin më shumë përmbajtje në “Twitter”.
Pra, nëse nuk mundesh ta mposhtesh, bashkohu. Duket se kjo është fjalia e cila është motoja momentale e “Facebook-ut” dhe “Twitter-it”, të cilët i kanë bërë bashkë forcat që të përmirësojnë komunikimin në rrjetet e tyre shoqërore, shkruan “International Business Times”.
Por, a mund të ndikojë kjo në Google +? Facebook, i cili momentalisht i ka më shumë se 750 milionë përdorues aktiv, tani do t’i mundësojë përdoruesve pra siç thamë edhe më lart azhurnimin e llogarisë në “Twitter” direkt nga llogari në “Facebook”.
Për fillim përdoruesit do të duhet të vizitojnë facebook.com/twitter dhe të lidhin profilin e tyre në “Facebook” me llogarinë e përdoruesit në “Twitter”. Kjo mundet edhe të paraqes por edhe mos të paraqes rrezik për Google+, i cili është duke “luftuar” me te dy këto servise, edhe “Facebook” edhe “Twitter”, thuhet në artikullin e “PC Magazine-s”.
Rrjeti “Twitter” momentalisht i ka vetëm 100 milionë përdorues aktiv, ndërsa shumë përdorues të “Facebook-ut” rrallë e shfrytëzojnë “Twitter-in”./zeri/Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !