Kompania “Amazon” është duke negociuar me shtëpitë e mëdha botuese për shërbimin e marrjes së librave digjital me parapagim.
Biblioteka “online” do të përmbante titujt e vjetër, ndërsa përdoruesit do të kishin qasje nëpërmjet parapagimit në shërbimin “Amazon Prime” nëpërmjet të cilës momentalisht është e mundshme që për 79 dollarë (58 euro) në vjet të merrni produktin e porositur dhe qasjen në katalogun e filmave dhe serive, njoftoi agjencia franceze e lajmeve “AFP”.
“Wall Street Journal”, megjithatë, njoftoi se drejtorët e shtëpive botuese nuk janë shumë entuziastë dhe nuk paraqiten shumë interesim për këtë gjë, dhe mendojnë se ideja e “Amazon-it” për “online” bibliotekën mund të zvogëlojë vlerën e librit dhe mund të dëmtojë raportet me distributorët e tjerë./zeri/Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !