Sony Xperia S - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Sony Xperia S

Sony Xperia S

Written By Edi on Thursday, January 12, 2012 | 2:10 PM


Përveç modelit Nokia Lumie 900, njëri nga telefonat e mençur për të cilin lexojmë tashmë një kohë, por i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht, është modeli Nozomi, respektivisht Xperia S HD.
Tani më në fund këtyre thashethemeve u ka ardhur fundi, sepse Sony edhe zyrtarisht e ka prezantuar në panairin më të madh të elektronikës ‘CES’. Ky është telefoni i parë i pavarur i kësaj kompanie, pas marrjes së repartit nga Ericsson-i, ndërsa sa i përket aspektit harduerik, bëhet fjalë për modelin i cili bën pjesë në majën e ofertës.
Kështu ky telefon vjen me ekranin 4.3 inç me rezolucion 720×1280 piksel, punon me procesor me dy bërthamë dhe me takt pune 1.5GHz, ka 1GB RAM dhe 16, respektivisht 32 GB memorie.
Rezolucioni i kamerës është 12MP dhe e ka sensorin e Sony-it, Exmor R, derisa në anën e përparme gjendet kamera 1.3MP, e cila është më se e mjaftueshme për video-thirrje, pastaj mbështetjen për Wi-Fi dhe Bluetooth.
Sikurse edhe modelet e deritanishme të serisë Xperia, edhe ky telefon posedon sistemin operues të Google, Android, ku në fillim do të punoj me versionin Gingerbread, ndërsa në të ardhmen do ta fitoj versionin Ice Cream Sandwich. Në treg pritet të paraqitet gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Procesori: Snapdragon
Kamera: 12 MP
Memoria: 32GB
Audio: Wi-Fi, Bluetooth
Rezolucioni: 720 x 1280 piksel
Kështu ky telefon vjen me ekranin 4.3 inç me rezolucion 720×1280 piksel, punon me procesor me dy bërthamë dhe me takt pune 1.5GHz, ka 1GB RAM dhe 16, respektivisht 32 GB memorie
Rezolucioni i kamerës është 12MP dhe e ka sensorin e Sony-it, Exmor R, derisa në anën e përparme gjendet kamera 1.3MP, e cila është më se e mjaftueshme për video-thirrje, pastaj mbështetjen për Wi-Fi dhe Bluetooth
Sikurse edhe modelet e deritanishme të serisë Xperia, edhe ky telefon posedon sistemin operues të Google, Android, ku në fillim do të punoj me versionin Gingerbread, ndërsa në të ardhmen do ta fitoj versionin Ice Cream Sandwich./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger