
Deri në fund të këtij ose nga fillimi i vitit të ardhshëm, telefonat e mençur dhe kompjuterët tablo do të marrin portet USB 3.0.
Raman Ismail, drejtori teknologjik i USB Implementers Forum, ka thënë në panairin e elektronikës ‘CES’ se këto pajisje sipas të gjitha gjasave do të përdorin portet MicroUSB, ndërsa shpejtësia e bartjes së të dhënave do të jetë rreth 800 Mbps.
“Nëse diçka bëhej për 15 minuta, tani e njëjta gjë do të kryhet për 1 minutë e 10 sekonda”, tha Ismail, dhe theksoi se kjo do të thotë edhe se këto pajisje do të kenë mundësi që të mbushin bateritë shumë më shpejtë. Ai gjithashtu tha se po punohet në portet USB 3.0 me dimensionet më të vogla për kompjuterët./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !