
Versioni i ri i lojës “Call of Duty” përsëri e mposhti konkurrencën dhe kështu për 24 orët e para në SHBA dhe Britaninë e Madhe është shitur në më shumë se 6.5 milionë kopje me çka është arritur fitimi prej më shumë se 400 milionë dollarë.
Me këtë është thyer rekordi të cilin po ashtu e vuri “Call of Duty”, versioni i vitit 2010, “Black Ops” i cili në ditën e parë arriti fitim prej 360 milionë dollarë.
Në këtë kompani pohojnë, që nuk ka pasur asnjë krijim i ndonjë kompanie tjetër, i cili për tre vjet me radhë i ka thyer rekordet e shitjes në ditën e parë të plasimit në treg, pra nuk bëhet fjalë këtu vetëm për videolojëra, por edhe për filma, muzikë, libra andaj këta me këtë e kanë mposhtur edhe fitimin e arritur të “Lord of the Rings” dhe “Star Wars”. Po ashtu, pritet që kjo lojë do të shënojë rekord edhe për shitjen në pesë ditët e para që nga plasimi në treg./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !