Google X, vendi në të cilin krijohet e ardhmja - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google X, vendi në të cilin krijohet e ardhmja

Google X, vendi në të cilin krijohet e ardhmja

Written By Edi on Thursday, January 12, 2012 | 1:58 PM



Google X është vendi në të cilin “robotët lirisht sillen dhe në të cilin projektohet e ardhmja”, tha “New York Times” në fillim të tregimit të tij për laboratorin e “Google-s” i cili gjendet në një vend të fshehtë (diku në Kaliforni) dhe ku shkencëtarët e “Google-s” projektojnë dhe i realizojnë idetë më “të çmendura” të cilat në të ardhmen mund të bëhen realitet.
Në fillim të vitit, projekti i parë
Bëhet fjalë për projektin sekret për të cilin nuk dihet madje as numri i të punësuarve të kësaj kompanie dhe për të cilin në publik dihen shumë pak detaje. Sipas informacioneve të cilat arriti t’i sigurojë “New York Times”, numri më i madh i projekteve të cilat atje janë duke u krijuar janë edhe më tutje në stadin e fillimit të zhvillimit, pra nuk janë as afër realizmit, por burimet e tyre njoftuan se në fillim të këtij viti “Google” opinionit do t’ia prezantojnë njërin nga projektet që u krijua bash në Google X, ndonëse nuk deshën të tregojnë se për çka bëhet fjalë.
Në punën në këtë laborator janë kyçur edhe themeluesit e “Google-s”, Sergey Brin dhe Larry Page, Eric Schmidt dhe të punësuarit tjerë që kanë pozita të larta në këtë kompani. “Për shumë kompani në Silicon Valley inovacione do të thonë zhvillimi i ‘online’ aplikacioneve apo njoftimeve, por ‘Google’ është krejt ndryshe”, pohojnë në “New York Times” dhe shtojnë që laboratori i tyre është vend i hulumtimeve dhe zhvillimeve “të gjërave të mëdha” të cilat në të ardhmen mund të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë.
Projekte “të trenta”
Njëri nga këto projekte është automobili i “Google-s” të cilin e drejton dhe kontrollon kompjuteri dhe i cili tashmë i kaloi dhjetëra mijëra kilometra, dhe i cili e ka pasur vetëm një aksident trafiku, për të cilin nuk ishte fajtor, dhe shkencëtarët e “Google-s” janë duke menduar për prodhimin e automobilave të këtillë në SHBA.
Po ashtu, “Google” do të mund të shiste edhe teknologjinë e navigacionit për automobila e cila do të mbështeste kërkuesin e tij dhe do t’u shfaqte njoftimet dhe lajmet lokale udhëtarëve.
Shumica e ideve që paraqiten në Google X janë për dhe frutë “i trurit” të robotëve të cilët i fascinojnë inxhinierët e “Google-s” dhe të cilët do të mund t’i ndihmonin në mbledhjen e informacioneve, incizimin e rrugëve për “Google Maps”, në vend të njerëzve të cilët sot këtë e bëjnë dhe do të mund të ndihmonin në punët e përditshme në zyrë dhe në shtëpi.
Shumë është duke u punuar edhe në lidhjen dhe vendosjen në rrjet të gjërave të ndryshme, jo vetëm të kompjuterëve, por edhe pajisjeve shtëpiake dhe të tjera sikur që janë sistemet e ujitjes në kopsht të cilat do të mund të kontrolloheshin nga largësia, aparati për zierjen e kafesë apo llambat dhe dritat e shtëpisë të cilat do të mund të ndizeshin dhe fikeshin nëpërmjet kompjuterit.
Llambat ndizen e fiken nëpërmjet telefonit?
Po ashtu nga kjo kompanie kanë paralajmëruar që deri kah mesi i këtij viti po përgatiten llambat të cilat pa tel do të komunikojnë me pajisjet të cilat punojnë në Android, dhe që dritën do ta ndezim dhe fikim nëpërmjet telefonit.
Në mesin e projekteve për të cilët diskutohet gjendet edhe ngritësja (ashensori) i gjithësisë nëpërmjet të cilit do të mund të dërgoheshin gjërat në gjithësi, ndërsa në “New York Times” pohojnë që kjo mund të përfshinte një lloj të kabllos që do të “ankorohej” në tokë, por shumica e detajeve ende nuk janë bërë të njohura kështu që vetëm mund ta imagjinojmë si do të duket.
Zëdhënësja e “Google-s”, Jill Hazelbaker nuk deshi ta komentojë këtë laborator, por tha se “investimi në projekte spekulative është pjesë e rëndësishme e ADN-së së ‘Google-s’”, por shtoi se investimi në të është shumë më i vogël në krahasim me investimet që bëhen në degët kryesore të biznesit të tyre./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger