
Me shitjen e 13,5 milinoë iPadëve dhe fitimin prej 8.26 miliardë dollarësh, Apple ka krijuar fitim më të madh se që është GDP-ja e shumë shteteve, thekson “USA Today”.
Paralajmërimi i paraqitjes së iPad 3 i cili do të duhej të jetë versioni më i mirë i këtij tableti deri më tani, pritet të vazhdojë dominimin e Apple në treg edhe gjatë këtij viti.
Nuk përjashtohet as mundësia që Apple të prezentojë dy modele të iPadit të ri, njëri me dimensione standarde prej 10 inçësh, dhe tjetri 7-inçësh, i cili me çmim paksa më të ulët do të ishte konkurrent i “Kindle Fire” i cili me çmimin prej 200 dollarësh, në fund të 2011-ës mori një pjesë solide të tregut të tabletëve.
Për dallim prej Apple, BlackBery vitin e kaluar shënoi rënie të madhe të shitjes së pajisjeve të veta dhe tani ka vetëm 16 për qind të tregut të telefonave mobilë, që është rënie prej 3 për qind në vetëm disa muaj të fundit.
Primatin e kanë marrë telefonat me ekrane me prekje, me platformën Android, të cilët mbajnë rreth 50 për qind të tregut, ndërsa telefonat iPhone kanë 30 për qind. /koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !