Internet Explorer në rënie, Chrome në ngritje - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Internet Explorer në rënie, Chrome në ngritje

Internet Explorer në rënie, Chrome në ngritje

Written By Edi on Sunday, January 8, 2012 | 4:40 AM

Të dhënat e kompanisë StatCounter për dhjetor të vitit 2011 tregojnë vazhdimësi të trendeve tashmë të njohura. Popullariteti i Internet Explorer vazhdon të bie, edhe pse akoma mbahet në 39 për qind sipas StatCounter (Net Applications vlerëson hisen e IE pak më shumë, 52 për qind), ndërsa për pozitën e dytë luftojnë Firefoxi dhe Chrome, hiset e të cilëve dallojnë varësisht se kush i bën matjet. Sipas Net Applications, Firefox është akoma në pozitën e dytë me 21,8 për qind, ndërsa Chrome në pozitën e tretë me 19,1 për qind, ndërsa StatCounter pohon që në muajin e fundit të vitit të kaluar Chrome ka tejkaluar Firefoxin me 27,3 për qind ndaj 25,3 për qind. Ka zëra që thonë madje që Chrome deri në fund të këtij viti do ta tejkalojë edhe vetë Internet Explorerin./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger