o2 - krijon WiFi rrjetin më të madh pa pagesë në Evropë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » o2 - krijon WiFi rrjetin më të madh pa pagesë në Evropë

o2 - krijon WiFi rrjetin më të madh pa pagesë në Evropë

Written By Edi on Thursday, January 12, 2012 | 2:47 PM

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Olimpike në Londër, operatori mobil britanik O2 ka paralajmëruar fillimin e punimeve në krijimin e rrjetit më të madh pa pagesë WiFi në Evropë. Me sinjal WiFi do të mbulohen distriktet Westminster, Kensington dhe Chelsea në qendër, ndërsa projekti është produkt i marrëveshjes së këshillave bashkiake të këtyre tri distrikteve, dhe operatorit mobil O2, dhe siç thuhet në komunikatën për shtyp, “nuk do të jetë në kurriz të tatimpaguesve, dhe as shfrytëzuesve të rrjetit”. Qëllimi është që të sigurohet qasje pa pagesë në Internet nga pajisjet mobile për vizitorët e Lojërave Olimpike, ndërsa në fillim mbulueshmëria do të jetë diç më e vogël, dhe do të zgjerohet gradualisht në të tri distriktet e përmendura./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger