Hackerët kanë futur në dorë source kodin e Symantec Antivirus? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Hackerët kanë futur në dorë source kodin e Symantec Antivirus?

Hackerët kanë futur në dorë source kodin e Symantec Antivirus?

Written By Edi on Thursday, January 12, 2012 | 2:45 PM

Pasi që nëpër Internet filluan të qarkullojnë thashethemet që disa hackerë indianë kanë futur në dorë source kodin e Symantec Endpoint Protection 11.0 dhe Symantec Antivirus 10.2, Symantec ka filluar një hetim intern. Në adresimin e parë zyrtar pas incidentit kjo kompani ka pohuar që hackerët kanë marrë vetëm dokumentacion të vjetër nga viti 1999, ndërsa më pas kanë njoftuar që është rrezikuar edhe source kodi i disa prej veglave enterprise, duke mos përmendur emra konkretë përveç që “kjo është akoma duke u hetuar”. Kjo kompani thekson edhe që nuk pret që qasja në source kod të rrezikojë mbrojtjen që ofrojnë këto vegla, pra as të rrezikojnë blerësit e tyre, dhe duke e bërë këtë Symantec në mënyrë indirekte ka pranuar që sulmuesit megjithatë kanë futur në dorë kodin burimor, edhe pse bëhet fjalë për versionin e kaluar (Endpoint Protection tani është në versionin 12).
As analistët e sigurisë nuk janë aq shumë të brengosur, sepse zhvillimi i veglave të sigurisë edhe ashtu paraqet lojën e maces me miun me hackerët, kështu që pohojnë që mbrojtjet e aplikuara në versionet e reja të këtyre veglave edhe ashtu thyhen vazhdimisht. Por, është e saktë që do ta kenë më lehtë të kuptojnë në mënyrë më të detajuar mënyrën e funksionimit të algoritmeve heuristike, ta zëmë. Plus turpi./koha/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger