Mbështjellësi i parë vetëriparues për iPhone - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Mbështjellësi i parë vetëriparues për iPhone

Mbështjellësi i parë vetëriparues për iPhone

Written By Edi on Wednesday, January 25, 2012 | 11:36 AM


Nissan ka paralajmëruar formën më të re të pajisjes së “obligueshme” për iPhone 4 dhe iPhone4 S, ndërsa në pyetje është mbështjellësi revolucionar vetëriparues.
Mbështjellësi i Nissan me teknologjinë vetëriparuese “Scratch Shield” për iPhone ofron ngjyrën e parë vetëriparuese në botë, e zhvilluar gjatë vitit 2005, ndërsa e cila sot përdoret në shumë modele të markës Nissan dhe Infiniti. Kjo teknologji revolucionare është aplikuar në produktin i cili në përdorimin e përditshëm është shumë i ndjeshëm ndaj dëmtimeve – pra në telefon. Mbështjellësi i ri i Nissan i mbrojtur me ngjyrën vetëriparuese nënkupton që adhuruesit e iPhone telefonin e tyre mund ta mbajnë më gjatë në gjendje më të mirë.
E zhvilluar në Nissan në bashkëpunim me Universitetin e Tokios dh kompaninë Advanced Softmaterials, ngjyra unike me mbrojtjen “Scratch Shield” fillimisht është paramenduar për përdorim në automobila dhe aplikohet në modelet e Nissan Murano, 370Z i X-Trail, dhe paletën e automjeteve të Infiniti. Sot, duke iu falënderuar qasjes pioniere, kjo teknologji për herë të parë në Evropë provohet në një produkt që nuk është automobil – mbështjellësin e Nissan me mbrojtje Scratch Shield për iPhone.
Mbështjellësi i Nissan me mbrojtje Scratch Shield për iPhone është dizajnuar me disa risi automobilistike, që të fitohet shtresa e ngjyrës përfundimtare sa më e qëndrueshme, dhe mbështjellësi më i fortë i cili i përshtatet më mirë telefonit.
Mbështjellësi ka tri përparësi kyçe: vetitë jashtëzakonisht fleksibile dhe elastike të ngjyrës me mbrojtje “Scratch Shield” mundësojnë që gërvishtjet e vogla të riparohen shumë shpejt vetë (gërvishtjet më të vogla mund të riparohen për më pak se një orë, por tek gërvishtjet më të mëdha mund të zgjasë edhe shtatë ditë), ngjyra e saj në prekje është më e ngjashme me xhelin se sa me një sipërfaqe të shkëlqyeshme dhe është më e qëndrueshme ndaj gërvishtjeve se ngjyra e zakonshme dhe ofron mbajtje më të mirë në duar, ndërsa vetë mbështjellësi është punuar nga plastika ABS – materiali shumë kualitativ i cili me të madhe përdoret në industrinë automobilistike,  sepse është më i ngurtë dhe më i fortë se llojet e tjera të plastikës.
Ngjyra e jashtme është krijuar  nga polirotaksani, çka do të thotë që kur pjesa e fundit dëmtohet me ndonjë gërvishtje të vogël, sistemi  kimik reagon me kthim në formën origjinale, respektivisht mbush plasaritjen, duke riparuar kështu dëmtimin.
Nissan mbështjellësit e parë me mbrojtje inovative “Scratch Shield” për iPhone i ka prodhuar për testime beta në mes gazetarëve dhe blerësve të zgjedhur, por nëse kërkesa tregohet e kënaqshme, mbështjellësit do të gjenden në shitje masive diç më vonë gjatë vitit./koha/kekompjuter/

Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger