Zvicra ka filluar procesin e ekstradimit të Vladimir dhe Kirill Zdorovenin, dyshes së hackerëve rusë të cilët akuzohen për komplot, mashtrim përmes e-mailave dhe mediave elektronike, mashtrim kompjuterik, vjedhje identiteti dhe dëmtim të sigurisë. Mes viteve 2004 dhe 2005 kjo dyshe përmes web sajteve të rreme, numrave të kartelave kredituese të vjedhura dhe llogarive bankare nga shtetasit e SHBA-së, Rusisë dhe Lituanisë, kanë vjedhur qindra mijëra dollarë. Hetuesit pohojnë që nuk bëhet fjalë vetëm për mashtrime klasike, por që babai dhe i biri kishin instaluar një malware të posaçëm të sofistikuar përmes të cilit, mes tjerash, kanë përgjuar accountet për tregtim të aksioneve të viktimave të tyre.FBI që ka kërkuar ekstradimin e tyre në SHBA, këtë rast e sheh si një gjykim publik të cyber kriminalitetit, ndërsa hackerët i pret dënimi i mundshëm prej madje 142 vitesh burgim./koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !