Google+ arrin 90 milione perdorues - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google+ arrin 90 milione perdorues

Google+ arrin 90 milione perdorues

Written By Edi on Sunday, January 22, 2012 | 9:51 AM

Bashkë me lancimin e rezultateve të reja për Android, Google gjithashtu ka zbuluar detaje të reja për rrjetin e saj social, Google+, për të cilin thotë se ka grumbulluar mbi 90 milionë përdorues. Para disa muajsh, Google+ e ka hapur qasjen në faqe për të gjithë përdoruesit e internetit, ndërsa rritja e numrit të përdoruesve ka qenë e mahnitshme, sepse në dhjetor të vitit të kaluar faqja kishte jo më shumë se 62 milionë përdorues. Megjithatë, Google+ është ende prapa rrjetit më të madh në botë, rivalit të tyre kryesor Facebook, i cili sot ka mbi 800 milionë përdorues, ndërsa i njëjti pritet t’i ketë mbi 1 miliardë njerëz në faqe deri në gusht 2012. Gjatë gjithë kësaj kohe, Google është duke shtuar shërbime dhe funksione të reja në Google+, pasi që po synon të marrë pjesë të tregut nga rivalët e saj më të mëdhenj, si Facebook apo Twitter./kekomjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger