Për 60 sekonda Google u përgjigjet rreth 700 000 kërkesave për kërkim, shkarkohen rreth 600 video në Youtube, publikohen 500 000 komente në Facebook, shkëmbehen mbi 90 000 Twitera, dërgohen 168 milionë e-maile, 232 kompjutera preken nga virusi dhe dy milionë persona shikojnë filma porno. ”E gjitha kjo ndodh në internet për vetëm 60 sekonda, çka flet për shkëmbimin e paimagjinueshëm të informacioneve përmes këtij rrjeti”, thekson Go-Gulf.com. Me të vërtetë është vështirë të imagjinohet volumi i informacioneve, të cilat janë dixhitalizuar në çdo moment nga individë dhe ndërmarrje. Sipas ekspertëve, të cituar nga e përditshmja “Le Figaro”, njerëzimi për vetëm dy vjet krijoi më shumë informacione sesa gjatë gjithë historisë së tij. Vetëm në Facebook, shfrytëzuesit e tij çdo muaj shtojnë rreth 30 miliardë dokumente të reja. Tanimë llogaritë nuk bëhen më në mega, giga ose në tetra bite, por në zetabite, e barabartë me 1 099 511 627 776 gigabite. Kjo është kaq abstrakte sa nuk mund të imagjinohet. Që t’u ndihmojë lexuesve “Le Figaro” sqaron se ky numër përputhet me gjysmën e rrugës që lidh planetin Tokë me planetin Mars me kompakt disqe./kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !