Fillojnë thashethemet për iPhone 6 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » Fillojnë thashethemet për iPhone 6

Fillojnë thashethemet për iPhone 6

Written By Edi on Monday, November 5, 2012 | 8:29 AM



Edhe pse Apple sapo ka filluar të shesë modelin më të fundit, iPhone 5, kjo nuk e ka penguar qarkullimin e spekulimeve të fundit në internet mbi datën e lançimit të iPhone 6.
Të gjithë njerëzit flasin për mungesën e inovacionit dhe se Apple-t i duhen risi që t’iu bëjnë përshtypje konsumatorëve. Është koha që Apple ‘të mendojë ndryshe’.
Edhe Valdez nga Technorati parashikon se iPhone 6 do të prezantohet në qershor 2013. Ky parashikim është frymëzuar nga lançimi i iPad 4, i cili u hodh në treg vetëm 8 muaj nga paraardhësi i tij. Ai jep disa arsye mbi bazën e këtij parashikimi.
Një është ‘faktori WOW’, pra fakti që Apple-t i duhet diçka që njerëzit të mbeten me gojë hapur. Me një fjalë, mjaft u përmirësuan softueri, procesori, rezolucioni, madhësia e ekranit apo zvogëlimi i portës së karikimit. Kompania duhet të bëjë diçka të madhe!
Faktorë të tjerë përfshijnë strategjinë e Apple, sipas së cilës ‘ata duan të udhëheqin, jo të ndjekin të tjetrët’. Apple duhet të konkurrojë fort me Samsung-un dhe ta mposhtë atë.
Sipas rezultateve, shitjet e iPhone arrijnë kulmin në tre ose katër muajt e parë. Më pas, shitjet fillojnë të bien dalëngadalë, ndërsa në tremujorin e katërt pas lançimit, njerëzit stepen për blerjen e iPhone-t ekzistues, pasi presin daljen në treg të modelit të ri.
Jetëgjatësia mesatare e një iPhone llogaritet rreth 14 muaj. Prandaj, Apple duhet ta zvogëlojë këtë indeks në mënyrë që të përmirësojë tkurrjen e të ardhurave dhe fitimit disa kohë pas lançimit të iPhone-t të fundit.
Ndoshta këta faktorë mund të mos jenë shumë të bindshëm por arsyeja për të cilën bien dakort të gjithë është fakti se iPhone i ri duhet të sjellë risi që nuk janë parë deri tani në tregun e smartfonëve
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger