Manipulimi i telefonit mobil përmes shtërngimit. - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Manipulimi i telefonit mobil përmes shtërngimit.

Manipulimi i telefonit mobil përmes shtërngimit.

Written By Edi on Sunday, October 14, 2012 | 9:24 AM

Në panairin CEATEC (Combined Exhibition of Advanced Technologies) operatori mobil japonez NTT DoCoMo ka prezantuar teknologjinë për interfejsin i cili bazohet në “shtrëngimin” e dorës.Interfejsi i quajtur Grip UI shfrytëzohet në telefonat mobilë “të mençur” të cilët kanë anash senzorët për shtypje. Telefoni do të duhej të ketë edhe ekran të zakonshëm të ndjeshëm në prekje, por shfrytëzuesit do të mund të shtrëngojnë pajisjen në vende të caktuara për të startuar aplikacione të ndryshme, për të lëvizur nëpër meny, apo për të ekzekutuar ndonjë punë tjetër.

Një prej qëllimeve më të rëndësishme të interfejsit Grip UI është t’u jepet mundësia shfryëtzuesve që të shfrytëzojnë pajisjen me vetëm një dorë. Telefonat e rinj të “mençur” kanë ekrane gjithnjë më të mëdha, për ç’arsye është shumë e vështirë të shfryëtzohen me një dorë. DoCoMo tani për tani nuk ka plane për shfrytëzim komercial të kësaj teknologjie.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger