Kush e shpiku butonin ESC të tastierës? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Kush e shpiku butonin ESC të tastierës?

Kush e shpiku butonin ESC të tastierës?

Written By Edi on Sunday, October 7, 2012 | 7:00 AM

Butoni ka lindur në vitin 1960, kur një programues i IBM-së me emrin Bob Bemer po përpiqej të zgjidhte një problem të Kullës së Babelit: kompjuterë nga prodhues të ndryshëm komunikonin me anë të një shumëllojshmërie kodesh.
Bemer shpiku butonin ESC si një mënyrë për programuesit që të kalonin nga një kod në një tjetër. Më vonë, kur kodet kompjuterike u standardizuan (një përpjekje në të cilën Bemer luajti një rol kryesor), ESC u bë butoni për “ndërprerjen” në kompjuter, një mënyrë për t’i thënë kompjuterit “ndalo”.
Pse “ESC”? Bemer mund të kishte përdorur një flalë tjetër- por ai zgjodhi “ESC”, sepse ishte një monument i vogël për ankthin e tij.
Bemer ishte një njeri që merakosej shumë. Në 1970, ai nisi të shqetësohej për virusin Y2K, duke iu shpjeguar këshilltarëve të presidentit Richard Nixon për fatkeqësitë kompjuterike që mund të ndodhin në vitin 2000. Sot, me kompjuterët tanë relativisht të qëndrueshëm, shumë pak prej nesh kanë nevojë për butonin e panikut./Krokodilli.com/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger