Firefox 15 premton përditësime vërtetë të shpejta - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Firefox 15 premton përditësime vërtetë të shpejta

Firefox 15 premton përditësime vërtetë të shpejta

Written By Edi on Thursday, October 11, 2012 | 1:31 PM




Mozilla po përpiqet që t’i përmbahet planprogramit të saj për të ofruar një version të përfunduar të Firefox brenda çdo pesë deri gjashtë javësh, këtë edhe po e arrin. Ehsan Akhgari nga ekipi i shfletuesit, ka pohuar se versioni plotësisht i rafinuar i Firefox 15 do të duhej arritur në serverët e shkarkimit më 29 Gusht.

Kur të ketë arritur, versioni i ri kryesisht do të zgjerojë përditësimet e heshtura që përdoruesit e Windows së pari i ndeshën në Firefox 12: përsëritjet e ardhshme në të gjitha platformat do të instalojnë vetveten në prapavijë dhe, duhet të jenë vërtetë të gatshme për përdorim në hapjen e ardhshme të shfletuesit.

Përveç këtij ndryshimi qëllimisht subtil, versioni i përfunduar 15 edhe mëtutje do të mbështes Opus audio si dhe të zvogëloj përdorimin e tepërt të memorjes nga shtojcat (add-ons). Të shpresojmë se nuk do t’i vërejmë këto ndryshime shume shpejtë.

Përmirësim: Firefox 15 tashmë mund të shkarkohet nga faqja amë ose përmes funksionit të përditësimit
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger