Çka përmban iPhone 5? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Çka përmban iPhone 5?

Çka përmban iPhone 5?

Written By Edi on Thursday, September 20, 2012 | 10:26 AM


Prodhimi i shumëpritur në botën e teknologjisë, iPhone 5 e ka ekranin prej katër inç dhe fitoi disa përmirësime harduerike. Ky telefon e ka procesorin katërbërthamësh me shenjën S5L8950X dhe do të funksionojnë me sistemin operativ iOS 6.

“Apple” tashmë është duke punuar në zhvillimin e versioneve kursimtare të procesorëve të cilët do të harxhojnë më pak energji. Këta procesorë do të duhet t’i prodhojnë “Samsung”. Përndryshe, ekzistojnë spekulimet se “Apple” është duke u përpjekur t’ia marrë “Samsung-ut” rolin e furnizuesit me DRAM dhe NAND çipa që siç besohet është pasojë e betejës ligjore rreth patentave.

Sipas njoftimeve iPhone 5 do ta ketë 1 GB RAM, që vlerësohet si e mjaftueshme. Ajo që është e sigurt është cilësia më e mirë e pranimit të sinjalit. Përndryshe antena është përmirësuar dukshëm, që do të thotë që nuk do të ketë probleme si në versionet paraprake.

Ajo çka pritet nga iPhone 5 është numri i madh i përmirësimeve të cilat modeli i vitit të kaluar nuk i solli. Nëse të gjitha këto tregohen të mira, ky mundet shumë shpejt të bëhet telefoni i mençur më i shitur në botë, ndërsa sipas disa informacioneve, tashmë janë të gatshëm 10 milionë telefona të këtillë dhe kjo është sasia vetëm për javën e parë pas lansimit në treg.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger