Apple kërkon ndalimin për Samsung Galaxy S3, Galaxy Note dhe Galaxy Note 10.1 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » Apple kërkon ndalimin për Samsung Galaxy S3, Galaxy Note dhe Galaxy Note 10.1

Apple kërkon ndalimin për Samsung Galaxy S3, Galaxy Note dhe Galaxy Note 10.1

Written By Edi on Monday, September 3, 2012 | 5:06 AM



Pasi që gjykata amerikane në një nga mosmarrëveshjet ditë më parë vendosi në dobi të Apple dhe Samsung-ut i’a caktoi një gjobë prej më shumë se 1 miliardë dollarë, Apple kërkoi ndaljen e shitjes për tetë modele të Samsung të cilët kishin shkelur të drejtat e patentave.
Pavarësisht, kësaj Apple dhe Samsung po vazhdojnë ende me betejat e tyre mes të cilave ështe edhe ajo që përfshinë patentat ‘721 (Slide to unlock) dhe ‘604 që i përket kërkimit universal të cilin Samsung tashmë e ka mënjanuar nga pajisjet e veta.
Poashtu këtu bëhet fjalë edhe për patentat ‘647 (Data detector) dhe ‘172 (Word completion)
Të rikujtojmë, se kjo mosmarrëveshje ka filluar me ndalimin e shitjes së Galaxy Nexus në ShBA, e në ndërkohë ky ndalim u pezullua deri në përfundimin e mosmarrëveshjes.
Tashmë Apple kërkon ndalimin edhe të pajisjeve tjera të Samsung si Samsung Galaxy S3, Galaxy Note dhe Galaxy Note 10.1.
Dokumentacionin që ka të bëjë me patentat që kanë vënë në mosmarrëveshje këto dy kompani gjigante mund ti shihni këtu.

Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger