Opsioni “I’m feeling lucky” i Google bëhet edhe më interesant - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » Opsioni “I’m feeling lucky” i Google bëhet edhe më interesant

Opsioni “I’m feeling lucky” i Google bëhet edhe më interesant

Written By Edi on Monday, August 27, 2012 | 5:41 AM



Nëse shkoni tek faqja e Google Search dhe vendosni kursorin mbi butonin “I’m Feeling Lucky” (Ndihem me fat), ndodh diçka tepër interesante.
Butoni fillon të rrotullohet si një lojë fati derisa ndalon rastësisht në një fjali tjetër të tipit “I’m feeling…” (Ndihem…).
Nëse e klikoni, do t’ju çojë në një pjesë tjetër të Perandorisë Google, ku mund të eksploroni informacione të ndryshme.
Psh, nëse zgjidhni “I’m Feeling Wonderful” do të drejtoheni tek një pjesë e Projektit të Çudive të Google (World Wonders Project).
Ai prezanton vende magjepëse kulturore nga i gjithë globi. “I’m Feeling Trendy” ju çon në kërkimet më popullore të momentit, pra temat që po kërkohen më shumë aktualisht në Google.
Ndërsa, “I’m Feeling Stellar” ju paraqet rezultate kërkimi (imazhe) për Orion Nebula.
Megjithatë, duhet të keni kujdes të mos humbisni në botën e pafund të internetit dhe të harxhoni orë të tëra duke naviguar.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger