Nuk do të komunikonin pa rrjete sociale - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » Nuk do të komunikonin pa rrjete sociale

Nuk do të komunikonin pa rrjete sociale

Written By Edi on Monday, July 23, 2012 | 6:26 AM




Nëse rrjetet sociale do të mbylleshin, atëherë rreth 18% e adoleshentëve nuk do të komunikonin më me miqtë e tyre. Ky fakt vjen si rezultat i një sondazhi të kryer nga kompania e marketingut AWeber në gjimnazet dhe kolegjet amerikane.
Sipas sondazhit, 90% e adoleshentëve kanë llogari në Facebook dhe 93% e tyre zotërojnë celularë, shifër kjo e njëjtë me përdorimin e e-mailit. 74% e adoleshentëve janë përdorues të YouTube dhe 47% e tyre përdorin Skype për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Facebook dhe e-maili zenë pothuajse të njëjtin vend në zemrën e adoleshentëve. Ata i përdorin ato që në momentin kur zgjohen në mëngjes, gjatë kohës që ndodhen në shkollë, madje edhe kur shkojnë me pushime.
Vetëm 6% e adoleshentëve do të ishin të gatshëm të përdornin shkrimin e letrave nëse celularët do të zhdukeshin papritur. Ndërsa 18% e tyre u shprehën se do të ndërprisnin komunikimin me njëri-tjetrin nëse faqja e tyre e preferuar në internet nuk do të funksiononte më.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger