7 milionë domenë vetëm në çerekun e parë të vitit 2012 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » 7 milionë domenë vetëm në çerekun e parë të vitit 2012

7 milionë domenë vetëm në çerekun e parë të vitit 2012

Written By Edi on Monday, July 16, 2012 | 4:01 AM




Raporti i fundit i Verisign tregon se në çerekun e parë të vitit 2012 janë shtuar rreth 7 milionë domenë të ri, duke sjell numrin e përgjithshëm të domenëve të regjistruar në mbarë botën në më tepër se 233 milionë sosh.
Kjo shifër paraqet një rritje prej 3.3 për qind në krahasim me çerekun e katërt të vitit 2011.
“Domenët e Nivelit të Lartë (TLDs) .com dhe .net gjithashtu përjetuan një rritje në çerekun e parë, duke arritur një total të kombinuar të afërsisht 116.7 milionë domenëve aktiv në zonën e rregulluar për .com dhe .net,” tha Verisign gjatë të premtes.
“Kjo përfaqëson një rritje prej 2.5 për qind gjatë çerekut të katërt të vitit 2011, dhe një rritje prej 8.1 për qind gjatë çerekut të parë të 2011-tës. Për më tepër, regjistri .com u rrit në më tepër se 100 milionë emra domenësh gjatë çerekut të parë.”
Për rritjen e shpejt të domenëve, raporti i Verisign foli gjithashtu edhe për çështjet rreth IPv6 dhe sigurisë që kanë të bëjnë me protokollin e ri.
Sipas ndërmarrjes, IPv6 për momentin përfaqëson një paradoks interesant të sigurisë: mundësitë që i ofron IPv6 do të përmirësojnë sigurinë online, por ato gjithashtu mund të paraqesin rreziqe nëse nuk menaxhohen ashtu siç duhet.kekompjuter.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger