Prodhuesit e TV-ve paraqitën një notebook standart, 2 Ultrabok dhe 2 sisteme AIO, gjatë një konference në New York. Të gjitha sistemet karakterizohen nga një proçesor Intel Ivy Bridge dhe fillojnë nga çmimi 898$.
Versioni CN-15, notebook-u i Vizios 15.6 inç me ekran HD, 1920x1080 rezolucion, përfshin tre konfigurime të ndryshme që janë të diferencuara nga CPU-ja dhe RAM-i. Modeli bazë përfshin një proçesor Core i3, 4GB RAM dhe një Nvidia GeForce 640M me një hapësirë memorje 500GB.
Linja e Ultrabook-ëve, të cilën Vizio e quan i Hollë + i Lehtë, do të jetë në dispozicion në madhësitë e ekranit 14 dhe 15 inç. Në të përfshihen proçesorët Core i3, i5, i7 Ivy Bridge dhe të gjitha do të përfshijnë suportin Bluetooth dhe një kartë grafike standarte HD 4000.
Versioni më i vogël 14 inç ka një rezolucion 1600x900 dhe bateria e të dy versioneve arrin deri në 7 orë jetëgjatësi. Versioni Vizio “të gjitha në një” është i disponueshëm si me ekranet 24 inç dhe 27 inç, pa prekje, me një rezolucion me maksimum 1920x1080. Proçesorët janë standarte Ivy Bridge si dhe karta grafike GeForce GT 640M LE. Sistemi fillon me një çmim 898$ dhe më i miri shkon në 1.098$.
Vizio do të fillojë të eksportojë të gjitha sistemet e saj në sistemin Windows 7 që nga java tjetër dhe do të jëtë i disponueshëm për blerje në Wal-Mart, Amazon, Target, Sam’s Club, Costco dhe Microsoft Stores. (PCWorld Albanian)kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !