Nasdaq rimburson aksionerët e Facebook - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Nasdaq rimburson aksionerët e Facebook

Nasdaq rimburson aksionerët e Facebook

Written By Edi on Friday, June 8, 2012 | 12:58 AM

Aksionerëve të Facebook u janë ofruar 40 milionë dollarë nga bursa Nasdaq për një avari kompjuterike që i pengoi ata të zhvillonin tregtinë ditën kur debutuan në bursë.
Disa investitorë kishin shpresuar të shisnin aksionet e ngritura në stratosferë ditën e prezantimit, për të fituar avantazh nga kërkesa e mbyllur e blerësve.
Por problemet teknike bënë që shumë investitorë të tërhiqeshin nga blerja e aksioneve në mëngjes, apo nga shitja e tyre më vonë gjatë ditës. Pagesa synon të rimbursojë ata që humbën para për shkak të defektit.
Hapja e seancës së shit-blerjeve u shty me gjysmë ore dhe disa investitorë nuk patën mundësi të merrnin vesh nëse urdhërat e tyre ishin proçesuar, ndërsa të tjerë thanë se u ishin lënë aksione që nuk i donin.
Aksionet e Facebook dolën në shitje me 38 dollarë për aksion më 18 maj, por menjëherë vlera e tyre u ngrit me hapa marramendës, gjë që shumë blerës kishin shpresuar të ndodhte. Por në fund të ditës ato me zor arritën vlerën poshtë asaj fillestare, 25 dollarë për aksion.
Nasdaq thotë se do të rimbursojë ata që u përpoqën të shisnin ditën e parë me 42 dollarë aksionin ose më pak, por edhe ata që nuk mundën të shisnin ose u detyruan të shisnin me një çmim më të ulët nga sa kishin planifikuar.//Gazetashqip/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger