Laptopi më i lehtë në botë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Laptopi më i lehtë në botë

Laptopi më i lehtë në botë

Written By Edi on Monday, June 11, 2012 | 9:37 AM


Kompania “Gigabyte” e prezantoi modelin X11, laptopin me ekran 11.6-inç për të cilën pohon se është më e lehta më botë. Marrë parasysh që pesha totale e kësaj pajisje është gjithsejtë 975 gramë, pohimeve të “Gigabyte-t” edhe mund t’ju besojmë. Sa për krahasim, mbreti në klasën e laptopëve ultra të lehtë, MacBook Air i “Apple-s”, peshon 1.08 kilogramë.

Kjo peshë është arritur me konstruksionin e veçantë të shtëpizës të bërë nga kombinimi i fibrave të karbonit dhe aluminit.

Natyrisht në këtë pajisje, Gigabyte X11, nuk mund të prisni pjesë optike, por mund të gjeni në të 4 GB DDR3 RAM memorie, chipset-in e “Intel-it” atë HM77 me grafikën Intel HD 4000, WiFi dhe Bluetooth dhe ekranin me rezolucion 1366x768 pikselë.

Në Gigabyte X11 gjendet edhe USB 2.0 vrima, DisplayPort dhe microSD vrima nga ana e majtë dhe kombinimi i audios- dhe USB 3.0 vrimës nga ana e djathtë e pajisjes. Të gjitha këto që i ofron ky laptop do t’ju kushtojnë ndërmjet 999 dhe 1299 dollarë, së bashku me Windows 7 Home Premium apo Professional./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger