Definitivisht do të kemi Facebook Phone - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Definitivisht do të kemi Facebook Phone

Definitivisht do të kemi Facebook Phone

Written By Edi on Sunday, June 3, 2012 | 10:43 PM

Facebook bashkëpunon ngushtë me prodhuesit e pajisjeve smartphone me qëllim që edhe vetë të ofrojë një telefon të tillë, pohon The New York Times. Hyrja e Facebookut në tregun e aparateve smartphone është vetëm çështje kohe, thonë burimet.

Kompania e cila qëndron prapa rrjetit më të madh shoqëror thuhet se tashmë është duke punësuar ekspertë për zhvillim të aparateve smartphone, kryesisht ish-inxhinierë të Apple. Qëllimi i kësaj kompanie është të ofrojë telefon mobil nga forcat e veta, edhe pse thashethemet thonë që Facebook vetëm do të duhej të ‘pagëzojë’ emrin e vet në telefonat e HTC-së.

Thuhet që veç CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, është i interesuar për të hyrë në tregun e telefonave mobilë. Kjo kompani mëton të kapitalozojë rritjen e rëndësisë së pajisjeve mobile, dhe të bëhet prodhues i dalluar në tregun e stërngarkuar të pajisjeve smartphone./ Koha.net/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger