Apple integron iOS me Facebook? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Apple integron iOS me Facebook?

Apple integron iOS me Facebook?

Written By Edi on Monday, June 4, 2012 | 12:55 AM

“Rrini të vëmendshëm” ka qenë porosia e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, lidhur me raportin e kompanisë së tij me rrjetin më të madh social në botë, Facebook, të cilën ai e ka dhënë gjatë konferencës vjetore të All Things Digital D10.
Mirëpo, për tu zbuluar më shumë lidhur me pohimin e Tim Cook nuk është nevojitur shumë kohë, pasi që tani sipas disa raporteve, Facebook do të integrohet me versionin e ri të sistemit operativ Apple.
MG Siegler nga TechCrunch ka raportuar se versioni i ri i sistemit operativ për iPhone ose iPad, i koduar me emrin Sundance, do të integrohet me Facebook, si dhe me rivalin e kësaj të fundit, Twitter.
Lansimi i aplikacionit të Facebook, Camera, gjithashtu lë të kuptohet se Apple është duke u afruar edhe më shumë me prodhuesin e famshëm të produkteve si iPhone, iPad, Mac ose iPod.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse “bashkimi” i dy gjigantëve të teknologjisë do të ndodhë me të vërtetë./gazetashqip.info/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger