Vjen Asus Transformer Pad 300 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Vjen Asus Transformer Pad 300

Vjen Asus Transformer Pad 300

Written By Edi on Tuesday, May 1, 2012 | 5:15 AM


Tashmë një kohë të gjatë e kemi pritur tablonë e lirë të Asus-it, Transformer Pad 300 dhe tashmë gjendet në dyqane në mbarë botën. Atë e karakterizojnë karakteristika mjaft të mira harduerike dhe një çmim mjaft tërheqës. Por aty ka edhe diçka tjetër...

Siç sugjeron edhe vet emri i tij, kjo tablo në çast mund të ‘transferohet’ në laptop falë shtesës "Docking" me tastierë fizike. Kjo tablo ishte prezantuar në panairin e sivjetmë ‘MWC 2012’ në Barcelonë dhe tani mund të blihet për 379$ për versionin me 16GB, respektivisht 399$ për atë 32GB.

Nga disa prej karakteristikat e tij, ne mund të përmendim atë se punon në Android 4.0 ICS, ka ekran kualitativ 10.1 inç me matricë IPS dhe rezolucion 1280x800 piksel, ndërsa aty është edhe procesori i fuqishëm Tegra me 4 bërthamë me takt pune 1.2GHz, kamera 8MP.

Gjithashtu, aty janë edhe portet për USB, mbështetja për lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, e shumëçka tjetër. Ndërsa sa i përket baterisë, ajo ofron deri në 10 orë punë të pavarur. Këtë pajisje të bukur mund ta blini në tre ngjyra./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger