Vjen BlackBerry Curve 9220 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Vjen BlackBerry Curve 9220

Vjen BlackBerry Curve 9220

Written By Edi on Friday, April 13, 2012 | 12:18 PM


Pikërisht siç ka paralajmëruar kompania kanadeze RIM, para paraqitjes së pajisjeve të para nën platformën BB10, në treg do të dalin disa modele të reja nën sistemin operues 7.1. njëri prej tyre është BlackBerry Curve 9220, modeli Entry-Level.

Karakteristikat e tij përfshijnë ekranin 2.44 inç QVGA me rezolucion 320 x 240 piksel (164ppi) dhe 512 MB RAM memorie dhe ROM, por që memoria mund të zgjerohet përmes kartelave microSD. Aty është edhe tastatura tradicionale QWERTY.

Ndër karakteristikat tjera duhet përmendur edhe mbështetjen për Wi-Fi 802.11 b / g / n dhe Bluetooth 2.1 me A2DP, plus kamera në pjesën e pasme prej 2MP. Këto nuk mund të thuhet se janë karakteristikat të fuqishme, por gjithsesi se bëjnë punë, ndërsa pritet që çmimi të jetë ndjeshëm më i ulët se sa modelet e deritanishme.

RIM ka bërë të ditur se aplikacionet që janë optimizuar apo të cilat mund të përdoren në modelin BlackBerry 9300, mund të përdoren edhe në modelin 9220, pasi të dy telefonat janë gati identik.

Procesori: Nvidia Tegra 800MHz

Kamera: 2 MP

Memoria: 512MB

Audio: Bluetooth, Wi-Fi

Rezolucioni: 320 x 240 piksel / zeri /kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger