Videobiseda në Firefox - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Videobiseda në Firefox

Videobiseda në Firefox

Written By Edi on Tuesday, April 17, 2012 | 1:51 PM


Pasi që shumicën e kohës në kompjuter e kalojmë duke shfrytëzuar browserin e Internetit, Mozilla e mendon të arsyeshme që të integrojë në Firefox mundësinë e bërjes së videobisedave.

Në konferencën IETF 83 në Paris, Mozilla ka demonstruar implementimin e WebRTC – komponentit HTML5, i cili mundëson biseda zanore dhe video, si dhe këmbim të fajllave. Për të shfrytëzuar sistemin përdoret Social API i Mozillës, ndërsa për dallim prej web zgjidhjeve të tjera, sistemi për videobiseda të cilin e ka demonstruar Mozilla nuk kërkon kurrfarë pluginësh shtesë.

Akoma nuk është përcaktuar nëse mundësia e kryerjes së videobisedave do të përfshihet në ndonjërin nga versionet e ardhshme të Firefoxit. Edhe lojtarët e tjerë në këtë fushë, Microsoft, Google dhe Opera kanë theksuar përkrahjen për standardin WebRTC./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger