Sulmohet web-faqja e gazetës “Zëri” - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Sulmohet web-faqja e gazetës “Zëri”

Sulmohet web-faqja e gazetës “Zëri”

Written By Edi on Thursday, April 19, 2012 | 12:09 PM


Web-faqja e gazetës “Zërit” është sulmuar nga hakerë të ndryshëm, që si pasojë, dy ditë ishte jashtë funksionit. Sulmi i ueb-faqes së “Zërit”, www.zeri.info ka ardhur pas shkrimeve që ka bërë gazeta për skandalin e Qeverisë së Shqipërisë, në krye me Sali Berishën në lidhje me autostradën energjetike Shqipëri-Kosovë.

Redaksia e “Zërit” kërkon mirëkuptim nga lexuesit e saj për këto probleme. Po ashtu redaksia njofton të gjithë lexuesit e saj jo vetëm në Kosovës, por edhe në diasporë se stafi i saj teknik është duke bërë përpjekje maksimale që ta rikthejë sa më shpejt që të jetë e mundur faqen e gazetës.

Pavarësisht këtyre problemeve, gazeta “Zëri” është e vendosur të vazhdojë misionin e saj hulumtues me qëllim të mbrojtjes së interesit të publikut.

Faqja momentalisht hapet vetëm për IP të Kosovës, edhe atë pjesërisht, pasi që sulmet kanë ardhur nga IP të huaja. Ndërkaq, së shpejti pritet të lirohen edhe IP-të nga jashtë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger