Produkti revolucionar i Apple arrin këtë vit? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Produkti revolucionar i Apple arrin këtë vit?

Produkti revolucionar i Apple arrin këtë vit?

Written By Edi on Wednesday, April 18, 2012 | 2:06 PM



Duke folur për radion dhe gazetën franceze “Le Figaro”, disenjatori francez Philippe Starck ka deklaruar se është duke punuar në një projekt për Apple i cili në tetë muajt e ardhshëm do të duhej të rezultonte me një produkt “revolucionar”.

Por, përveç këtij pohimi, Starck nuk ka dhënë kurrfarë detajesh të tjera se për çfarë prodhimi bëhet fjalë, vetëm që u thirr në “kultin religjioz të sekretit” të Apple. Ai vetëm theksoi që tashmë shtatë vjet ai rregullisht një herë në vit ishte takuar me të ndjerin Steve Jobs, dhe se edhe më tutje udhëton në Kaliforni ku takohet me të venë e Jobsit, Laurene Powell.

Edhe pse ashiqare kandidat për këtë produkt revolucionar të Apple është televizori për të cilin po flitet tashmë një kohë të gjatë, sipas spekulimeve të faqes Hardmac, ka gjasa që bëhet fjalë për telekomanduesin për këtë televizor, pasi që kjo është fusha në të cilën Starck me ekipin e tij do të kontribuonin më së shumti.

Përfaqësuesit e Apple deklaruan vetëm që pohimet e Starck janë risi për ta./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger