Patentohet iTunes Store - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Patentohet iTunes Store

Patentohet iTunes Store

Written By Edi on Saturday, April 21, 2012 | 6:05 AM


Enti amerikan për patente e ka miratuar zyrtarisht patentën e Apple lidhur me interfejsin shfrytëzues të iTunes Store.

Patenta është publikuar me numrin rendor 8.161.411 dhe mban titullin “Graphical user interface for browsing, searching and presenting media items”, ndërsa kërkesa ishte bërë qysh në vitin 2004. Që prej paraqitjes së kërkesës për patentë iTunes Store i Apple ka pësuar ndryshime të mëdha, ku përveç muzikës tani ofrohen edhe filmat, emisionet dhe serialet televizive dhe përmbajtje tjera të ndryshme.

Patenta është goxha i gjerë, por në rend të parë fokusohet në interfejsin shfrytëzues grafik, dhe jo mënyrën me cilën shfrytëzuesit mund të blejnë përmbajtjet dhe në përgjithësi funksionimin e platformës. /koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger